E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin
Lajme

Martesë në Burgun e Fierit, një histori dashurie që sfidon izolimin

Në një realitet të mbushur me kufizime, ku muret ndajnë botën e jashtme nga ajo e brendshme, një histori e rrallë por mjaft e këndshme ndodhi sot në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier.

Një i dënuar kurorëzoi dashurinë e tij me martesë

Në zemër të një ambienti që shpesh lidhet me pendesën dhe izolimin, ceremonia e thjeshtë por domethënëse dëshmoi se dashuria nuk njeh mure apo paragjykime.

Ky akt ishte më shumë sesa një rit i zakonshëm, ishte një mesazh i fortë për besimin, shpresën dhe mundësinë e një fillimi të ri.

Të pranishmit në këtë ngjarje panë jo vetëm një të dënuar, por një burrë që zgjodhi të ecë përpara me ndihmën e ndjenjës më njerëzore,dashurisë. Ai dhe bashkëshortja e tij u zotuan për një jetë të përbashkët, duke dhënë një shembull të rrallë se transformimi është i mundur, kur ka vullnet dhe mbështetje emocionale.

Martesa e sotme në IEVP Fier është një thirrje për më shumë njerëzim në qasjen ndaj sistemit penitenciar, për më shumë mundësi rehabilitimi dhe për pranimin e faktit se dashuria edhe në vendet më të errëta mund të ndezë dritën. Sepse pas çdo burgu, fshihet një histori që meriton të dëgjohet.

Dhe sot, kjo histori foli me gjuhën më të pastër, atë të dashurisë./BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.