E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
U ekzekutua mbrëmë  në Vaun e Dejes, ky ëshrë ish-polici
Lajme

U ekzekutua mbrëmë në Vaun e Dejes, ky ëshrë ish-polici

Personi në foton e mësipërme është 65-vjeçari Frrok Lleshaj, i cili u ekzekutua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në fshatin Paçram të Vaut të Dejës.

Ai ka qenë duke ecur në këmbë në rrugët e fshatit në momentin kur është qëlluar me arm zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Ka qenë një kalimtar i rastit, ai i cili e ka gjetur 65-vjeçarin të vrarë në rrugë dhe më pas ka njoftuar familjarët dhe Policinë.

Frrok Lleshaj ka ushtruar edhe detyrën e efektivit të Policisë së Shtetit në vitet ’90, teksa nga radhët e organizatës së uniformave blu është larguar në vitin 1994.

Image

Më pas, në vitin 1995 ai u arrestua si autor i vrasje së kushlrriti të tij, Dodë Lleshaj, ndërkohë që gjatë trazirave të vitit 1997 arriti të arratisej nga burgu. Lleshaj ishte arrestuar sërish në vitin 2006 dhe dënuar me 25 vite burgim edhe pse autorësinë e krimit nuk e pranoi asnjëherë. Ai e përfundoi dënimin duke fituar lirinë dy vite më parë, ku më 16 Mars të vitit 2023 rezulton se ka lënë qelinë.

“Me vendim nr.37, datë 17.03.2006, të Gjykatës Shkodër, dënuar 25 vite burgim për vrasje me dashje dhe është liruar më datën 16.03.2023 nga IEVP Shkodër”, thuhet në dosje.

Pista e mundshme ku po heton grupi hetimor është ajo e gjakmarrjes, edhe pse nuk janë përjashtuar as pistat e tjera, duke punuar për të zbardhur dinamikën dhe shkaqet. Po ashtu, po hetohet edhe aktiviteti i 65-vjeçarit pas daljes nga burgu në vitin 2023.

Në një komunikatë për mediat, Policia e Shkodrës tha se është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i Policisë:

Vau i Dejës / Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, Vau i Dejës, në rrugë është gjetur pa shenja jete shtetasi F. Ll., 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.