E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish- LSI-stja, Ediola Braha në vendin e “Shukriut të Tepelenës” Peçi
Flash

Ish- LSI-stja, Ediola Braha në vendin e “Shukriut të Tepelenës” Peçi

 Ediola Braha, ish-deputetja e LSI-së që pritet të bëhet kryebashkiake e Tepelenës me bekimin e PS-së

Tepelenë/  Ish-deputetja e LSI-së, Ediola Braha, pritet të jetë kryetarja më e re e Bashkisë Tepelenë, pas dorëheqjes së kryebashkiakut Tërmet Peçi  i njohur nga opinioni publik si “Shukriu i Tepelenës”. Kjo lëvizje, sipas burimeve politike, ka bekimin e vetë Peçit, ministres Mirela Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama, duke anashkaluar kandidatët e Partisë Socialiste. Emërimi i Brahës shihet si një “shpërblim” për mandatin e deputetit të lënë nga Vangjel Tavo dhe për shërbimet politike që ajo i ka bërë PS-së dhe Rilindjes në Kuvend.

Nga LSI tek PS – karriera politike

Ediola Braha është promovuar fillimisht nga Vangjel Tavo, i cili e mbështeti në disa poste në administratën publike, për ta vendosur më pas të dytën në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së. Që prej vitit 2011 ka drejtuar strukturën e LSI-së në Tepelenë dhe për katër vite ka qenë drejtoreshë e spitalit të qytetit, ku është akuzuar se ka kryer largime të punonjësve socialistë dhe ka krijuar një rrjet të LSI-së brenda institucionit.

Sipas formularit të vetëdeklarimit për ligjin e dekriminalizimit, Braha deklaron se nuk ka qenë e dënuar më parë dhe se ka jetuar për disa vite në Athinë për punë “të ndershme”. Megjithatë, burime nga komuniteti emigrant e lidhin periudhën e saj atje dhe të bashkëshortit me veprimtari të dyshimta, përfshirë trafikim të drogës dhe prostitucion.

Braha ka mbaruar studimet për Gjuhë Angleze në Universitetin e Gjirokastrës dhe më pas për Menaxhim Biznesi në Universitetin privat “Kristal” – studime që sipas deklarimeve të saj kanë zgjatur shtatë vite, nga 2003 deri në 2010.

Denoncimet për korrupsion dhe tendera fiktivë

Në maj 2017, Vangjel Tavo e prezantoi publikisht në Tepelenë si deputeten e ardhshme të LSI-së. Një vit më parë, në 2016, ish-nëndrejtori i spitalit Tepelenë, Avni Bega, e denoncoi në emisionin investigativ “C’a thu” për abuzim me fondet publike dhe shpërdorim detyre, duke deklaruar se Braha kishte abuzuar me rreth 80 milionë lekë të vjetra. Pas denoncimit, Bega u dhunua nga persona të paidentifikuar.

Emri i saj del gjithashtu në një tender fiktiv ku komisioni i prokurimit u arrestua, por Braha i shpëtoi ndjekjes penale falë mandatit të deputetes dhe lidhjeve të forta politike me Rilindjen.

Lidhjet me botën e krimit dhe mbështetja nga Taulant Balla

Prej vitesh, Braha është përfolur për lidhje të ngushta me individë të botës së krimit në zonën e Tepelenës dhe më gjerë, duke bashkëpunuar me ta në çështje që shkojnë përtej politikës. Vitet e fundit ka qenë nën kujdesin e posaçëm të Taulant Ballës, i cili besohet të ketë ndikuar në propozimin e saj si kandidate për Bashkinë Tepelenë nën siglën e PS-së – një zonë tradicionalisht e majtë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.