E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mazonakis në psikiatri:Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore
Lajme

Mazonakis në psikiatri:Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore

E mbyllën në spital psikiatrik, reagon Giorgos Mazonakis: “Nuk vuaj nga asnjë sëmundje mendore”

Këngëtari i famshëm grek Giorgos Mazonakis ka reaguar pas lajmit se u mbyll në spitalin psikiatrik “Dromokaiteio” nga motra dhe familjarë të tjerë. Përmes një deklarate të shpërndarë nga avokati i tij, Mazonakis theksoi se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se nuk vuan nga asnjë sëmundje mendore.

“Mbyllja ime e përkohshme këtu u bë pa më vënë në dijeni. Nuk vuaj nga ndonjë sëmundje mendore që kërkon kujdes psikiatrik. Pas kësaj prove fshihet një metodë e neveritshme”, u shpreh ai.

Mediat greke raportojnë se konflikti mes artistit dhe familjarëve të tij lidhet me pasurinë, ndërsa mes tyre ka edhe një proces gjyqësor disa-vjeçar. Avokati i këngëtarit tha se ai pritet të kthehet në shtëpi ditën e hënë, duke e cilësuar manovrën si të qëllimshme.

Ndërkohë, familja e Mazonakis reagoi përmes avokatëve të saj duke theksuar se prioritet mbetet shëndeti dhe siguria e këngëtarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.