E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto nga rruga Egnatia ku humbën jetën 3 shqiptarë!
Lajme

Foto nga rruga Egnatia ku humbën jetën 3 shqiptarë!

Mediat greke kanë publikuar pamjet e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Egnatia. Kamioni u përplas me dy makina, të cilat ishin të ndalura në një radhë 600 metrash, në pikën e pagesës Iasmos  duke shkaktuar vdekjen e 3 shqiptarëve dhe plagosjen e rëndë të dy të tjerëve.

Viktimat shqiptare janë banorë të Athinës. Sipas  informacioneve, kamioni thuhet se u përplas ballë për ballë me automjetin përpara tij, i cili u përfshi nga flakët. Në bord ndodheshin 4 shqiptarë me banim në Athinë, një burrë 59-vjeçar, një 61-vjeçar (pasagjer), një grua 57-vjeçare dhe një grua 49-vjeçare. Tre të parët u karbonizuan, ndërsa e 49 vjeçarja arriti të dilte vetë nga makina.

Mjeti tjetër i përfshirë në aksident kishte brenda 4 të afërm grekë, gjithashtu banorë të Athinës, një shofer 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të moshës 4 dhe 5 vjeç.  Të gjithë u dërguan në spitalin e Komotinit me lëndime të lehta.

Raportohet se shoferi bullgar i kamionit është plagosur rëndë. Zjarri u përhap edhe përreth Autostradës Egnatia, në zonat rurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.