E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naftëtarët presin pagat para bankomatit, por llogaritë janë bosh
Lajme

Naftëtarët presin pagat para bankomatit, por llogaritë janë bosh

Atyre iu premtua se pagat e papaguara të 3 muajve do të derdheshin në llogaritë e tyre përpara orës 13.00 të së premtes. Në foto janë naftëtarët e Ballshit dhe Fierit të rafinerisë Armo që ndonëse ka kaluar mbrëmja presin në radhë para bankomatit për të tërhequr paratë.

“Drama e naftëtarëve vazhdon. Sot gjatë gjithë ditës ata janë duke pritur pagat te bankomati por deri tani llogarite e tyre janë bosh” – shkruan “Nisma Thurje” në Facebook duke publikuar këtë foto. Ata u nisën në këmbë nga Fieri drejt Tiranës dhe protestuan para ministrisë së Energjisë ku edhe morën premtimin për pagat. Burime të Lapsi.al thanë se janë derdhur pagat për një pjesë të naftëtarëve, por pjesa më e madhe është ende në pritje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.