E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: S’kam punuar në shtet/ Po rrogën si deputete ku e merr?
Lajme

Kryemadhi: S’kam punuar në shtet/ Po rrogën si deputete ku e merr?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “RepolitiX” në Report TV, është shprehur se nuk ka punuar asnjëherë në shtet dhe se nuk ka firmosur asnjëherë, deklaratë nëpërmjet së cilës pretendon të vërtetojë se nuk ka frikë nga reforma në drejtësi.

“Skam punuar në shtet dhe nuk kam firmosur asnjëherë”,-u shpreh Kryemadhi.

Në deklaratën e saj Kryemadhi ka harruar të pohojë se për disa legjislatura ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë, buxheti i të cilit financohet nga taksat që shqiptarët derdhin në arkën e shtetit, çka presupozon faktin se megjithëse mandatin e saj e ka marrë nga votuesit qenia deputete, nënkupton faktin se ajo është e punësuar në një institucion shtetëror dhe merr rrogën si zyrtare e shtetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.