E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arditi i bandës së Elbasanit, 800 mijë €  për makina me qira
Lajme

Arditi i bandës së Elbasanit, 800 mijë € për makina me qira

 

TIRANË – Publik.al ka siguruar dokumentet që tregojnë se Posta Shqiptare sh.a. ka shpallur një tender me vlerë gati 1 milion euro për marrjen me qira të automjeteve për shërbimet e saj, dhe në krye të këtij procesi qëndron emri i një personazhi të njohur nga kronikat e zeza: Ardit Demiri, i njohur ndryshe si “Arditi i bandës së Elbasanit”.

Kontrata dhe fondi limit

  • Autoriteti kontraktor: Posta Shqiptare sh.a., me seli në rrugën “Reshit Çollaku”, Tiranë.
  • Objekti i kontratës: Marrja me qira operative e automjeteve për një periudhë 4-vjeçare.
  • Fondi limit: 96 milion lekë (rreth 991 mijë euro pa TVSH).

Kontrata është ndarë në dy lote:

  1. Furgonë me qira – fondi limit: 79 milion lekë (≈ 816 mijë euro).
  2. Autovetura SUV me qira – fondi limit: 16.9 milion lekë (≈ 174 mijë euro).

Pra, vetëm për Lotin 2, vlera shkon rreth 80 mijë euro në vit, një shumë e majme që hap dyshime mbi mënyrën e menaxhimit të fondeve publike.

Emri që ndez alarmin

Në formularin zyrtar të njoftimit të kontratës, i firmosur nga titullari i autoritetit kontraktor, figuron Ardit Demiri. Ky emër nuk është i panjohur për opinionin publik. Burime nga strukturat e rendit e identifikojnë Demirin si një nga figurat e lidhura me rrjetin kriminal të “bandës së Elbasanit”, grup famëkeq i viteve të fundit i përfshirë në vrasje me pagesë, trafikun e drogës dhe kontrollet mafioze mbi tenderat publikë.

Fakti që një emër i tillë firmos mbi një kontratë me vlerë kaq të madhe, për një nga institucionet më të rëndësishme publike si Posta Shqiptare, ngre pikëpyetje serioze mbi filtrat e integritetit dhe kontrollin institucional në proceset e prokurimeve.

Një tender i rishpallur, mes dyshimeve

Dokumentet tregojnë se tenderi është rishpallur, çka nënkupton se një procedurë e mëparshme është anuluar. Kjo praktikë shpesh përdoret për të eliminuar konkurrencën dhe për të favorizuar ofertues të caktuar. Burime pranë sistemit të prokurimeve shpjegojnë se anulimet dhe rishpalljet janë një nga mënyrat më të përdorura për të manipuluar garat, duke ia dhënë kontratat klientëve të preferuar.

Nga Elbasani tek Tirana  krimi në garë për tendera

Në vitet e fundit, shumë figura të lidhura me krimin e organizuar kanë depërtuar në kontratat shtetërore përmes kompanive të regjistruara në emër të familjarëve ose ortakëve të tyre. Rasti i Postës Shqiptare, ku një emër i lidhur me bandën e Elbasanit shfaqet në krye të procedurës, është dëshmi e qartë e kësaj simbioze të rrezikshme mes krimit dhe shtetit.

Tenderi është ende në proces dhe afati për dorëzimin e ofertave është 26 shtator 2025. Nëse ky proces nuk ndalet, ekziston rreziku që gati 1 milion euro fonde publike të shkojnë në duar që ngjallin dyshime të thella për lidhje kriminale.

Ky skandal i ri me Postën Shqiptare nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një modeli të përsëritur ku institucionet publike shndërrohen në çezma parash për klanet e lidhura me pushtetin dhe krimin e organizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.