E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Naum Shundi një artist i madh dhe frymëzim për brezat e rinj
Lajme

Naum Shundi një artist i madh dhe frymëzim për brezat e rinj

Aktori i njohur Naun Shundi, një nga figurat më të shquara të skenës dhe ekranit shqiptar, u përkujtua me respekt dhe nderim në një ceremoni homazhesh ku mori pjesë edhe aktori i mirënjohur Bujar Asqeriu. Në fjalën e tij, Asqeriu e cilësoi Shundin si një personalitet universal të artit shqiptar dhe një njeri me vlera të rralla.

Ai vlerësoi veprën artistike të Shundit dhe mesazhin human që ai përçoi gjatë gjithë jetës së tij skenike, duke e konsideruar atë një model frymëzimi për brezat e rinj të artistëve.

“Nauni jo vetëm si artis universal, regjisor, aktor, dramaturg, por edhe si burrë fisnik që ishte ka lënë mbresa tek ne. Ishte nga këta artistët e mëdhenj, kokë ulur dhe modeste, që asnjëherë nuk i ra gjoksit që “jam unë”, por vepra e tij, puna dhe talenti i tij vlerësoheshin gjithandej.

Rruga e tij artistike është një rrugë që duhet ndjekur, sidomos nga të rinjtë, sepse ai la mesazhe paqe, dashuria dhe artistike në komunitetin artistik. I paharruar emri dhe puna e artistit të madh shqiptar Naun Shundi.”, tha ai.

“Babin e hëngri kanceri nga brenda”, e bija e Naun Shundit gjatë homazheve për të atin: Mendoi se do të jetonte

Ersfgdsdfg

E bija e aktorit të njohur Naun Shundi, mes lotësh dhe dhimbjes së thellë, ka ndarë me mediat emocionet e saj pas ndarjes nga jeta të të atit.

Ajo tha se i ati iku pa lënë asnjë fjalë lamtumire, por la pas një trashëgimi të çmuar për artin shqiptar: veprën dhe jetën e tij të lidhur ngushtë me teatrin.

“Edhe pse iku, la diçka, dhe ajo që la është Zonja e Bujtinës. Ai ia kushtoi jetën teatrit. Mjekët nuk na e thanë dot që babi do të vdiste, askush nuk na e tha. Ai mendoi se do të jetonte. Babain e hëngri kanceri nga brenda. Babi po përgatitej për një shfaqje, por nuk e përfundoi,” u shpreh ajo mes dhimbjes.

Largimi i papritur i Naun Shundit lë një boshllëk të madh në skenën artistike shqiptare, ndërsa miqtë, kolegët dhe publiku kujtojnë me nderim figurën e tij dhe pasionin e pakushtëzuar për teatrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.