E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Albin Kurti videocall me  juventinin më të ri Edon Zhegrova
Lajme

Albin Kurti videocall me juventinin më të ri Edon Zhegrova

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin Edon Zhegrova për transferimin e tij të madh te gjiganti italian, Juventus.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Instagram’, Kurti bëri të ditur se ka zhvilluar një videolidhje me ‘yllin’ e Kosovës, duke e përgëzuar për këtë hap të rëndësishëm në karrierë.

Ai tha se të gjithë duhet të ndihen krenarë me të. “Nuk ka lajm më të rëndësishëm këtë javë sesa lajmi për transferimin e Edon Zhegrovës në Juventus. Lojtari më i ri i “Zonjës së Vjetër”, që ëndrrën e tij e bëri realitet, tash është ëndrra e shumë të rinjve që e duan futbollin siç e do Edoni.

Ai është shumë krenar që po e përfaqëson vendin e popullin tonë në futbollin ndërkombëtar, e ne të gjithë jemi krenarë me të. Me Hajrën sot e uruam dhe përgëzuam për këtë arritje të tij të jashtëzakonshme dhe i uruam gjithë shëndetin, fatin e shumë suksese!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.