E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Presidenca sqaron vendimin e Begajt: Kreu i Shtetit ka dekretuar vetëm Kryeministrin
Lajme

Presidenca sqaron vendimin e Begajt: Kreu i Shtetit ka dekretuar vetëm Kryeministrin

Presidenca ka reaguar zyrtarisht, duke sqaruar pozicionin e Kreut të Shtetit Bajram Begaj në lidhje me dekretin për krijimin e një Ministreje të Inteligjencës Artificiale në përbërjen e qeverisë së re.

Në një përgjigje të shpërndarë për median, zyra e Presidentit Begaj thekson se aktualisht është dekretuar vetëm Kryeministri, dhe jo ministrat apo ndonjë emër specifik.

Dekreti

“Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme.”

Sa i përket bazës kushtetuese të dekretit, Presidenca thekson se ajo gjendet në rreshtin hyrës të dokumentit, i cili i referohet nenit përkatës që i jep të drejtën Presidentit të mandatojë Kryeministrin pas zgjedhjeve, sipas propozimit të forcës fituese.

“Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim.”

Lidhur me shqetësimin nëse pika 2 e dekretit për “Ministren Artificiale” bie në kundërshtim me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës, Presidenca sqaroi se dekretimi i ministrave ende nuk ka ndodhur, ndërsa Kryeministri i mandatuar plotëson të gjitha kriteret kushtetuese të përcaktuara në këto nene.

“Sa i takon referencave për nenet 102 dhe 103, Kryeministri i plotëson kushtet dhe kërkesat e parashikuara në këto dy nene”, thuhet në reagim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.