E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Diella është projekt privat i Tony Blair; Rama mashtroi  shqiptarët
Lajme

Diella është projekt privat i Tony Blair; Rama mashtroi shqiptarët

Kryeministri Edi Rama nuk u tregua plotësisht i sinqertë gjatë ansamblesë të PS-së ndërsa tha se ministri AI-Diella ishte një projekt i qeverisë së tij për të përdorur Inteligjencën Artificiale në luftën kundër korrupsionit.
E vërteta është pak më ndryshe, Qeveria Shqiptare, dhe korrupsioni shqiptar po përdoret si kavje eksperimentale për interersat private personale të zotit Tony Blair. Instituti Tony Blair e ka dekonspiruar vetë këtë të vërtetë të thjeshtë.
Në publikimet e tyre zyrtare ata thonë se në kuadër të fondeve që mbledhin nga institucione ndërkombëtare pjesë ekslusive të projektit kanë edhe projektin “Diella 2.0”


Kompania private e bashkëshortes së Tony Blair ka shkaktuar dyshime dhe debate pasi është pajtuar në mënyrë të fshehtë nga qeveria shqiptare për disa çështje arbitrazhe. Por duket se tashmë çifti Blair nuk po mjaftohet më me kontrata shërbimi por kanë arritur të kapin një portofol të tërë ministror për të vendosur aty një robot i cili ndër të tjera do të shqyrtojë dhe kontratat e tyre.

Por nuk është kjo pika më nevralgjike e kësaj historie. Ndërsa disa skeptikë e quajnë diellën si kali “Kaligula”, krahasimi çalon sepse në fakt Kaligula i famshëm senator, nuk është Diella, në rastin tonë Kaligula rezulton Edi Rama, ndërsa perandori i bie të jetë instituti i Tony Blair i cili e ka shndërruar kryeministrin e Shqipërinë në një kal të bindur i cili garanton fitimet dhe projektet private të Tony Blair dhe trajton interesat e Shqipërisë; sikur Shqipëria të jetë bizhu personale e bashkëshortes së zotit Blair. /Hashtag.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.