Ky popull i meriton të gjitha…
Av Sabina Meta
Ky popull, duket sikur e meriton varfërinë, mjerimin, pensionet qesharake, mungesën e ujit, dritave, rrugëve, asistencave sociale, spitaleve, ilaçeve, strukturave mbështetëse, vjedhjen e taksave e tatimeve, si edhe mungesën e institucioneve e shërbimeve bazë.
E meriton madje edhe më keq, për sa kohë mbetet i paditur, i servilshëm e i ndarë pas partive që e kanë përçarë.
Në vend të protestave, siç bën bota kundër qeverive, ne zhytemi në apatinë tonë, duke u bërë llapë politikanëve të çdo ngjyre, poshtë e lart, lart e poshtë. Prandaj nuk ndryshon asgjë në këtë vend: Shqipëria mbetet me “llapista”, ndërkohë që politikanët tanë na shpalosin para syve, pa pikë turpi, jetën e tyre prej sheikësh, mbretërish e princash, përballë një populli që ekonomikisht i ngjan vendeve më të varfra të botës.
Hajdeni, o burra të Nepalit, shtoni popullsinë në Shqipëri që pas 20 vitesh të ngrihemi edhe ne e të përmbysim këtë klasë politike… sepse, me këtë ritëm, për 20 vite të tjera do të mbetemi robër të kësaj klike antikombëtare.
Turp! Neveri, për mënyrën se si reagojnë të moshuarit e sotëm…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



