E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”
Bota

“Air Albania”/ Krenarisë së Ramës dhe Ballukut i humbet “vula”

Ismaili, Migjeni, Naimi, avionët të cilët dikur mbanin flamurin shqiptar të stampuar në trupin e tyre, janë zhdukur pa nam e nishan. Ata që dikur qeveria i shiste si krenarinë e qiellit të Shqipërisë, tashmë nuk duken asgjëkundi. Arsyeja është se kompanitë që ja kishin dhënë ato më qira Air Albanias i kanë tërhequr avionët mbrapsht për shkak të mos pagesës së qirasë.

Si rezultat, tashmë “Air Albania” ka përfunduar me avion pa logo apo simbol të Shqipërisë. Avioni i vetëm i kompanisë flamur, që duket në qarkullim, mban logon “Dana Air”, kompanisë që ja ka dhënë atë me qira “Air Albania-s”.

Dhe tashmë ky është thelbi i modelit të biznesit të “Air Albania-s”. Avionët merren me qira, bëjnë disa rrugë dhe zhduken sërish për shkak se tërhiqen mbrapsht nga kompanitë qiradhënëse, pasi nuk paguhen. Aq shpesh vijnë e ikin avionët e “Air Albania-s” saqë kompanisë nuk po i del më koha as t’u stampojë logon e saj dhe simbolet e Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.