Vetë i divorcuar disa herë, Rama: Do i bëjmë martesat online
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në prezantimin e platformës Startup Albania, një iniciativë që mbështet sipërmarrjet e reja, idetë inovative dhe kreativitetin e të rinjve. Gjatë fjalës së tij, ai foli për ecurinë e vendit tonë në lidhje me digjitalizimin dhe përmirësimin e shërbimeve publike online.
Kryeministri u ndal gjithashtu edhe te mundësia që vendi ynë të ofrojë shërbimin e martesave online.
“Ende nuk kemi zgjedhur problemin e martesave online. Kjo është diçka që ende nuk e kemi plotësuar, duke qene se na duhen dëshmitarët. Mbase edhe mund ta bëjmë,” tha Rama.
Pas kësaj, profesori amerikan William P. Barnet pyeti kryeministrin Rama: “Po divorcet mund t’i bëni?”
Më tej, me batutë, kryeministri tha se martesat online janë më të vështira se divorcet online.
“Besoj fortë se divorcet, se unë nga përvoja kam pasur disa, janë më të thjeshta se sa martesa, sepse bëhen në whatsapp pastaj formalizohen në sallën e gjyqit. Këto janë bekime që mundësohen nga teknologjia,” tha Rama.
Gjithashtu, kryeministri Rama njoftoi gjatë fjalës së tij se shumë shpejt në Shqipëri do të krijohet Këshilli Kombëtar i Inovacionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



