“Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj, ta lërë të flasë”
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë thirrje që kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të lejohet të flasë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ku do të votohet për shkarkimin e tij.
“Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij ta lërë të flasë,” tha Berisha.
“Erion Veliaj është atje ku është. PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta të adresuara direkt kundër tij. Ajo se ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike që ka pasur me Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 mln eurove të djegësit të Tiranës bashkë me Ramën dhe Lubi Ballukun, do mbetet në turpin më të madh, krimin më të shëmtuar akti i Altin Troplinit për djegësin e Tiranës që lëshuan urdhër arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtuar 5 herë djegësin, dhe nuk morën në pyetje Ramën e Lubi Ballukun se ku shkuan paratë. Pra, kjo është e vërteta. Erion Veliaj po dënohet për gardërobën, vjedhjet që kanë bërë familjarët. Mos ju duket gjë e vogël,” u shpreh kreu i PD-së.
“Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak, këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar shkarkimin e tij dhe vota është automatikisht për shkarkimin. “Nëse Rama nuk ka frikë nga Veliaj për krimet e tij ta lërë të flasë. Ky është rregulli,” shtoi më tej Berisha.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



