E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Begaj në OKB: Shqipëria e zotuar të eliminojë dhunën ndaj grave dhe të zgjerojë buxhetimin gjinor
Politikë

Begaj në OKB: Shqipëria e zotuar të eliminojë dhunën ndaj grave dhe të zgjerojë buxhetimin gjinor

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në Takimin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, organizuar me rastin e 30-vjetorit të Konferencës së Katërt Botërore për Gratë.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj bëri thirrje që të shfrytëzohet koha e mbetur deri në vitin 2030 për të arritur Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, duke theksuar se progresi në barazinë gjinore është ngadalësuar dhe në disa fusha ka shënuar regres.

“Ky takim duhet të shërbejë si një pikë kthese, duke kaluar nga retorika në veprim. Ne duhet të mobilizojmë burime të mjaftueshme financiare, të përforcojmë kornizat e llogaridhënies dhe të investojmë në veprime të matshme dhe transformuese,” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Begaj ndau me liderët botërorë përvojën e Shqipërisë, duke renditur reformat ligjore, institucionale dhe shoqërore të ndërmarra për të forcuar rolin e grave dhe vajzave në vendimmarrje, për të rritur buxhetimin e ndjeshëm gjinor dhe për të forcuar barazinë në arsim, ekonomi dhe jetën publike.

Presidenti nënvizoi se barazia gjinore është një element thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm, kohezionin shoqëror dhe prosperitetin e përbashkët. Ai rikonfirmoi se Shqipëria është zotuar për dy veprime prioritare sipas Agjendës së Veprimit Beijing+30: eliminimin e dhunës ndaj grave dhe zgjerimin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.