Gruaja greke groposi nënën para dy vitesh pranë shtëpisë, zbulohet roli i shqiptarit
Një ngjarje e tmerrshme ka dalë në dritë në Viotia, Greqi, ku një grua 62-vjeçare dyshohet se ka groposur nënën e saj pranë banesës për më shumë se dy vite, me qëllim përfitimin e pensionit të saj.
Hetimet e autoriteteve greke zbulojnë se gruaja ka përfituar mbi 120,000 euro, ndërsa prokuroria po heton gjithashtu rolin e një bashkëpunëtori shqiptar, i identifikuar si “Jani”, i cili dyshohet se e ka ndihmuar në varrosjen e trupit. Aktualisht vendndodhja e tij nuk është e njohur.
Avokati i të pandehurës ka deklaruar se klientja e tij veproi për vështirësi ekonomike dhe se ndjen pendesë dhe turp për veprimin e saj, por autoritetet nuk përjashtojnë pistën e vrasjes me dashje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



