E rrallë! Nëna dhe vajza shtatëzënë në të njëjtën kohë me të njëjtin burrë
Rrjetet sociale shpesh janë të mbushura me histori të çuditshme, gra të moshuara që bien në dashuri me burra më të rinj, lidhje të fshehta, dhe burra që jetojnë me disa partnere. Por këtë herë, një ngjarje e pazakontë ka tronditur ndjekësit online.
Një nënë dhe vajza e saj janë të dyja shtatzëna me të njëjtin burrë, dhe fëmijët e tyre pritet të lindin me një diferencë prej vetëm një jave. Kjo histori është bërë virale pasi u shpërnda në një video të publikuar në Instagram në llogarinë @xojadeteen.
Në videon në fjalë, Dani Swings dhe vajza e saj, Jade, shfaqen të lumtura duke ndarë lajmin e shtatzënisë së tyre. “Unë dhe vajza ime jemi shtatzëna nga të njëjtin burrë, dhe fëmijët tanë do të lindin me një javë diferencë. Tashmë jam në javën e 34-të të shtatzënisë,” tha Dani në video.
Por si ka nisur kjo histori?
Dani solli në jetë Jade kur ishte ende adoleshente dhe më pas u nda nga babai i saj. Vite më vonë, ajo filloi një lidhje me Nicholas Yardy, një marrëdhënie që zgjati për një kohë të shkurtër. Çifti vendosi të jetonte bashkë për një periudhë, dhe më pas 44-vjeçarja ftoi vajzën e saj 22-vjeçare, Jade, të jetonte gjithashtu në të njëjtën shtëpi.
Me kalimin e kohës, Jade dhe Nicholas u afruan dhe filluan një lidhje dashurie, ndërkohë që ai ishte ende në marrëdhënie me Danin. Ky është momenti kur ndodhi ajo që asnjë prej tyre nuk e kishte parashikuar – të dyja, nënë dhe vajzë, mbetën shtatzëna nga i njëjti burrë.
Përkundër rrethanave të pazakonta dhe reagimeve që ka shkaktuar kjo histori, familja mbetet e bashkuar dhe e qetë. Dani dhe Jade presin me emocion ardhjen e fëmijëve të tyre, ndërkohë që Nicholas është babai i të dyve.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



