E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump takohet me Zelenskyn dhe lëshon paralajmërimin e fortë
Bota

Trump takohet me Zelenskyn dhe lëshon paralajmërimin e fortë

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se vendet anëtare të NATO-s duhet të rrëzojnë avionë rusë nëse këta shkelin hapësirën e tyre ajrore.

Deklarata u bë gjatë një takimi me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do të mbështesnin një vendim të NATO-s për të ndërmarrë veprime të tilla ushtarake ndaj Rusisë, Trump u përgjigj:

“Po, e besoj këtë”, duke lënë të kuptohet se është i hapur për një qasje më konfrontuese nëse Rusia shkel kufijtë ajrorë të aleatëve të NATO-s.

Megjithatë, kur u pyet nëse do të mbështeste ushtarakisht aleatët e NATO-s në rast të një përshkallëzimi të mundshëm, Trump tha se
“kjo do të varet nga rrethanat”.

Sa i përket marrëdhënieve me presidentin rus Vladimir Putin, ai nuk dha një përgjigje të qartë nëse vazhdon ta besojë apo jo:
“Do t’ju them për këtë brenda një muaji”, tha shkurtimisht.

Deklaratat Trump – Zelensky: Fokus te fëmijët ukrainas dhe situata në terren

Gjatë deklaratave për shtyp përpara takimit, Trump u shpreh:

“E vlerësojmë këtë takim. Kishim një ditë shumë interesante dhe produktive. Tani kemi këtë takim të rëndësishëm me presidentin Zelensky, një njeri i guximshëm që po përballet me një luftë të vështirë. Kemi shumë respekt për Ukrainën dhe për qëndresën e saj. Është vërtet mbresëlënëse.”

Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Trump-in për mbështetjen:

“Faleminderit për këtë takim dhe për përpjekjet tuaja për të ndalur këtë luftë. Do të kemi një bisedë të veçantë për fëmijët ukrainas. Faleminderit edhe për përfshirjen personale të Zonjës së Parë, Melania Trump, në këtë çështje. Është shumë e rëndësishme për ne. Kam disa lajme të mira nga fronti dhe do t’ju informoj për zhvillimet. Natyrisht, qëllimi ynë është ta përfundojmë këtë luftë.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.