WhatsApp sjell risinë që mezi po e prisnin të gjithë
Kompania “Meta Platforms” ka njoftuar lançimin e një funksioni të ri për përkthimin brenda aplikacionit të saj të mesazheve, WhatsApp, me qëllim të lehtësimit të komunikimit ndërmjet përdoruesve që flasin gjuhë të ndryshme. Ky opsion i ri është menduar për të ndihmuar mbi 3 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën.
Në fillim, përkthimet do të jenë të disponueshme në gjashtë gjuhë për përdoruesit e Android-it dhe në 19 gjuhë për ata që përdorin iPhone, ndërsa kompania ka njoftuar se do të shtohen edhe gjuhë të tjera në të ardhmen.
Në një postim në blogun zyrtar të kompanisë, thuhet: “Përkthimet e mesazheve janë krijuar për të mbrojtur privatësinë e bisedave tuaja. Për këtë arsye, përkthimi kryhet në pajisjen tuaj dhe WhatsApp nuk ka akses në përmbajtjen e tyre”.
Përdoruesit kanë mundësinë të përkthejnë mesazhet duke shtypur gjatë mbi to dhe më pas duke zgjedhur opsionin “Përkthe”. Ky funksion funksionon për bisedat personale dhe ato grupore, si dhe për përditësimet nga kanalet.
Gjithashtu, përdoruesit e Android-it mund të aktivizojnë përkthimin automatik të gjithë bisedës, duke bërë që mesazhet e ardhshme të përkthehen automatikisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



