Skandali i videove intime +18, Adrian Hila përfundon në Polici
Policia e Shtetit ka nisur veprimet hetimore lidhur me skandalin e videove intime që prej ditës së djeshme kanë nisur të qarkullojnë në platforma të ndryshme online dhe në rrjetet sociale.
Në kuadër të hetimeve, burime bëjnë me dije se këtë të mërkurë pritet të merret në pyetje kompozitori Adrian (Adi) Hila, emri i të cilit është bërë pjesë e këtij rasti.
Videot janë shpërndarë masivisht kryesisht përmes aplikacioneve por edhe në rrjete sociale dhe platforma të tjera online. Në materialet që po qarkullojnë pretendohet se shfaqet kompozitori Adrian Hila në momente intime me disa këngëtare dhe artiste.
Pikërisht për shkak të përhapjes së gjerë të këtyre materialeve, autoritetet kanë nisur verifikimet për të përcaktuar rrethanat e regjistrimit dhe shpërndarjes së videove, si dhe personat që mund të kenë pasur rol në qarkullimin e tyre.
Marrja në pyetje e Adrian Hilës pritet të jetë një nga hapat e parë të hetimit për zbardhjen e plotë të çështjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive, nëse do të konstatohen shkelje ligjore.
Ndërkohë, materialet intime vijojnë të qarkullojnë në kanale të ndryshme komunikimi, ndërsa autoritetet po verifikojnë përmbajtjen dhe mënyrën se si ato janë bërë publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



