E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama: Me Ogerta Manastiriun Tirana s’mund të mbetet më një bashki pa kokë! Rivalët e saj e kanë garën e humbur
Politikë

Rama: Me Ogerta Manastiriun Tirana s’mund të mbetet më një bashki pa kokë! Rivalët e saj e kanë garën e humbur

Kryeministri Edi Rama ka shpallur mbështetjen e plotë të Partisë Socialiste për kandidaturën e Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke e cilësuar atë si zgjedhjen e duhur për të udhëhequr kryeqytetin.

Në një takim me ministrat dhe deputetët socialistë të Tiranës, Rama theksoi se qyteti nuk mund të vijojë të funksionojë “si një trup pa kokë” dhe se boshllëku në drejtimin e bashkisë duhet të marrë fund.

“Tirana nuk mund të gdhihet dhe të ngryset pafundësisht si një bashki kokëkëputur. Me vizionin, ambicien dhe aftësinë e saj, Ogerta do të japë rezultatin e duhur për qytetarët dhe për të ardhmen e kryeqytetit,” tha kryeministri.

Duke folur për rivalët e Manastirliut, Rama u shpreh i bindur se ata nuk kanë asnjë shans përballë saj.

“Aq e fortë është mbështetja e PS ndaj Ogertës, sa që është krejt pa interes se kush do të jetë apo do të jenë kandidatët e tjerë. Ata do të hyjnë në një garë të humbur dhe do të dalin edhe më të humbur,” deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se edhe anketimet e kryera tregojnë se qytetarët e Tiranës nuk e kanë fokusin tek kandidatët rivalë, por tek problematikat që kërkojnë zgjidhje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.