E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publikohet fotoja e Aurel Hoxhës, pronar i “Monopol” në Tiranë
Flash

Publikohet fotoja e Aurel Hoxhës, pronar i “Monopol” në Tiranë

Personi në foto është Aurel Hoxha, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme SPAK, si porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, në Burrel, për gjakmarrje.

Sipas SPAK-ut, Aurel Hoxha rezulton të jetë pronari i lokalit të njohur “Monopol”, në kryeqytet.

Mëngjesin e sotëm, forcat e rendit kanë ushtruar kontrolle në ambientet e lokalit “Monopol”, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së 2020-ës, por Aurel Hoxha rezulton ende në arrati dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet.

Sipas të dhënave paraprake të dosjes, Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli. Ekzekutori i dyshuar i krimit është Sabah Nuzi.

Sipas të dhënave paraprake të dosjes, Hoxha dyshohet se ka porositur vrasjen në shenjë hakmarrjeje për vëllain e tij, Agim Hoxha, i cili ishte vrarë në një ngjarje kriminale në Angli. Ekzekutori i dyshuar i krimit është Sabah Nuzi dhe dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për ekzekutimin e 22-vjeçarit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.