E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga që propozon Rama /1 km e saj do të kushtojë 12,85 milion euro
Publik News

Rruga që propozon Rama /1 km e saj do të kushtojë 12,85 milion euro

Edi Rama po planifikon ndertimin e nje rruge ku , 1 km e saj do të kushtojë 12,85 milion euro , shkruan portali “Syri.net”

Me poshte lexoni  shkrimin e plote:

Çdo rrugë që ndërtohet duhet përshëndetur. Por gjithçka duhet të jetë transparente. A është ajo fizibël, pra sa është kostoja e saj për 1 kilometër dhe a ja vlen të ndërtohet nëse kostoja është shumë e lartë? Pra kur një rrugë paralele ekziston apo kur nuk ka aq trafik sa të justifikojë prezencën e një rruge të re kaq të shtrenjtë?

Apo akoma më keq nëse edhe kjo rrugë do të jetë me pagesë, sepse i bie që shqiptarët ta paguajnë dy herë, njëherë me taksat e tyre për ndërtimin dhe herën e dytë me pagesën e tarifave kur do ta shfrytëzojnë?

Për të kuptuar më mirë në këtë fazë të parë kur transparenca nga qeveria Rama është ende e pamjaftueshme, le të krahasojmë dy rrugët, Rrugën e Kombit, një rrugë strategjike dhe rrugën prej 20 kilometra që propozon Rama nga paketa 1 miliard euro e cila jo vetëm s’është strategjike por duket se dublon një rrugë tashmë ekzistuese.

Rruga që propozon Rama s’është rrugë strategjike. Është rrugë në një zonë tërësisht fushore. Është pjesë e një rruge tashmë ekzistuese. Ajo është vetëm 20 km e gjatë. Ajo kushton 257 milion euro. Pra thënë ndryshe 1 km e saj do të kushtojë 12,85 milion euro. Një kosto shumë e lartë që do ta paguajnë shqiptarët.

Ajo që krijon dyshime për pastrim parash është se kjo rrugë do ti jepet pa tender një kompanie klienteliste që do të paguajë paraprakisht të gjithë shumën vetë dhe më tej do të rimbursohet nga qeveria Rama. Mbetet të hetohet cila do të jetë kompania. Dhe nëse i ka të gjithë 257 milion eurot në llogarinë e saj bankare dhe në cfarë mënyre e ka realizuar një shumë të tillë, me punë private apo përmes tenderëve klientelistë, kur Rama ishte kryetar bashkie apo tani që është kryeministër. Dhe duhet të sqarohet që në fillim nëse kjo rrugë do të jetë apo jo me pagesë?

Nga ana tjetër Rruga e Kombit është rruge strategjike, që lidh dy pjesë ku jetojnë mbi 6 milion shqiptarë. Është një rrugë në terren tepër malor ku janë ndërtuar 5,5 kilometra tunel, 27 ura e 4 kilometra vepra arti. Kjo rrugë në zonën e Runës kalon në lartësinë 1858 metra. Vetëm pjesa Rrëshen-Kalimash është 61 kilometra e gjatë. Në total e gjithë rruga është rreth 170 kilometra me një gjërësi 25-31 metra.

Kjo rrugë që ka kushtuar rreth 1 miliard dollarë është ndërtuar me kompanisë amerikane Bechtel, duke krijuar shumë debate dhe akuza për korrupsion nga opozita e drejtuar nga Rama. Në realitet vlera e kësaj rrugë për 1 kilometër ka kushtuar rreth 7 milion dollar, gati sa gjysma e asaj që do të kushtojë rruga e propozuar nga Rama.

Dyshimet janë të mëdha në disa aspekte. A është diskutuar më Bankën Botërore dhe FMN? A është fizibël kjo rruge jo strategjike? Përse kushton kaq shumë kur ajo është një rrugë në terren fushor dhe pa tunele e ndoshta vetëm për pak vepra arti e ura? Si do të përcaktohet kompania ndërtuese? A do të jetë kalimi nëpër të me pagesë apo falas? Por dyshimi më i madh lidhet nëse përmes kësaj rruge do të behët pastrim parash të grumbulluara nga koncesionet klienteliste apo kultivimi i kanabisit e narkotrafiqet? Opozita duhet ta mbështesë në parim ndërtimin e rrugës duke kërkuar transparencë maksimale për të gjithë pyetjet e ngritur më sipër/syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.