Mirditorët “u bëjnë gjëmën” turqve për Vit të Ri, revoltohen dhe shkatërrojnë gjithçka
Vendosja e simboleve turke dhe gdhendja e tyre në HEC-in e Qafë Mollës në Mirditë nga një firmë turke, e cila ka kryer punimet, ka sjellë reagimin e banorëve të zonës.

Ata u kanë kërkuar fillimisht firmës të heqë këto simbole, por pasi vetë firma nuk ka reaguar, kanë qenë banorët ta që ditën e sotme, në prag të ndërrimit të viteve, kanë protestuar dhe janë revoltuar.
Ata kanë shkatërruar flamurin turk të vendosur pranë digës, ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje.
Nuk ka vend në Mirditë dhe një firmë që e ka ndërtuar është turke dhe e ka betonizuar fare flamurin e saj në ball të HEC-it. S’ka kuptim kështu”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



