E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aruba, Ambasada dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave
Lajme

Aruba, Ambasada dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave

Deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar ashpër pas publikimit të raportit të fundit nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke e cilësuar atë si një aktakuzë të qartë ndaj qeverisë shqiptare.

Në një reagim në rrjetin e tij social të “Facebook”, Boçi shkruan se raporti nuk lë vend për interpretime dhe e përshkruan Shqipërinë si një ekonomi të dominuar nga paratë e drogës, korrupsionit dhe krimit të organizuar, ku qeveria është partneri kryesor i kësaj situate.

“ARUBA, AMBASADA dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare.
Ai nuk përdor formula diplomatike e të zbutura, por flet me një gjuhë të prerë e goditëse:
Ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal.
Ky është perceptim por konstatim zyrtar i SHBA-së.
Raporti nuk le hapësirë për asnjë ekuivok.
Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion.
Pasojat janë katastrofale!
-Pastrim parash
-Shpopullim galopant
-Vdekje e konkurrencës së lirë
-Ligje me porosi “strategjike”për biznese klienteliste dhe grupe kriminale “strategjike”
-Koncesione gllabëruese dhe korruptive
-Prokurime banditeske
-Ekonomi informale
-Varfërim për qytetarët
-Klimë e rënduar biznesi
-Humbje diversiteti investues
Thënë pa gjuhë diplomatike raportesh:
Shqipëria është një parajsë e krimit të organizuar transnacional i cili ka partner qeverinë-kartel Rama.
Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.
Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!
Kutia e Pandorës është hapur…
“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre,” shkruan Luçiano Boçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.