Trump nis ‘luftën’ me Soros: Hetim për lidhjet me Edi Ramën
Veprimi i fundit i ish-presidentit Donald Trump për të hetuar ndikimin e huaj në trazirat e brendshme të SHBA-së, është interpretuar si një rikthim tek praktikat e hershme hetimore që Departamenti i Drejtësisë nuk i kishte ndjekur prej kohësh.
Në një memorandum të titulluar “Kundërpërgjigja ndaj terrorizmit të brendshëm dhe dhunës së organizuar politike”, Trump kërkon që të verifikohen organizata shumëkombëshe, grupe jofitimprurëse dhe qytetarë amerikanë që kanë lidhje me qeveri apo rrjete ndikimi të huaja. Ai sugjeron që Ligji për Regjistrimin e Agjentëve të Huaj (FARA) të përdoret si mjeti kryesor për këto hetime.
Ky ligj, i miratuar në fund të viteve 1930 për të ekspozuar propagandën gjermane dhe sovjetike në SHBA, kërkon që individët apo organizatat që veprojnë në emër të aktorëve të huaj të regjistrohen dhe të raportojnë aktivitetet e tyre. Shkeljet e tij mund të çojnë në gjoba deri në 250 mijë dollarë ose deri në pesë vjet burg.
Trump ka inkurajuar administratën e tij të përqendrojë vëmendjen edhe tek rrjeti i George Soros, i cilësuar nga konservatorët si një nga financuesit më të mëdhenj të kauzave të majta. Sipas analizës së Washington Examiner, ky rrjet nuk është regjistruar asnjëherë si agjent i huaj, pavarësisht lidhjeve me figura dhe institucione ndërkombëtare.
Në artikull përmendet si shembull edhe marrëdhënia e ngushtë mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Alex Soros, si dhe pjesëmarrja e Ramës në dasmën e këtij të fundit, ku morën pjesë edhe figura të njohura të politikës amerikane si Kamala Harris, Chuck Schumer, Nancy Pelosi dhe familja Clinton.
FARA, thekson artikulli, mund të bëhet një armë e fortë në duart e administratës së Trump, pasi ligji nuk kërkon domosdoshmërisht prova të pagesave financiare për të vërtetuar “agjencinë e huaj”. Një mirëkuptim i heshtur i shoqëruar me veprime konkrete mjafton për ta përfshirë një individ ose organizatë nën juridiksionin e ligjit.
Sipas Washington Examiner, kjo qasje mund të shënojë një moment të ri transparence për ndikimet e huaja në politikën amerikane dhe të zbulojë nëse rrjetet ndërkombëtare kanë ndikuar realisht në vendimmarrjen politike të SHBA-së/Washington Examiner/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



