SHBA heq sanksionet për aleatët e Dodikut, po për Berishën kur?
Departamenti Amerikan i Thesarit ka hequr nga lista e sanksioneve katër bashkëpunëtorë të Millorad Dodikut, liderit serb të Bosnjës, i njohur për politikën separatiste dhe sfidat ndaj Marrëveshjes së Dejtonit.
Jellena Pajiq Bastinaq, Danijel Dragiçeviq, Goran Rakoviq dhe Dijana Millankoviq tani nuk përballen më me masat ndëshkuese të SHBA, një lëvizje që është përshëndetur nga vetë Dodik, i cili prej kohësh po lobon fuqishëm në Uashington për t’i hequr sanksionet edhe vetes.
Ndërkaq, ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha mbetet nën sanksionet amerikane “non grata” për korrupsion dhe minimin e demokracisë, pavarësisht fushatave dhe miliona dollarëve të shpenzuar për lobim.
Vendimi i SHBA-së ndaj Berishës, i konfirmuar që në vitin 2021 nga Sekretari Antony Blinken, duket i pandryshuar, duke treguar se në rastin e tij standardet e perëndimit për korrupsionin dhe demokracinë nuk tolerohen.
Kjo kontrast i fortë mes Dodikut, që po arrin të thyejë barriera sanksionesh, dhe Berishës, i cili mbetet i izoluar politikisht, reflekton kompleksitetin e politikës ndërkombëtare dhe mënyrën se si Uashingtoni trajton aleatët dhe kundërshtarët e vet në Ballkan.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



