Që PD të jetë alternativa më e mirë për shqiptarët!
Mirlinda Çollaku|Opinion| Publik.al
Pas zgjedhjeve të 11 majit, ku PD mori ndër rezultatet më të dobta të saj, ajo nuk po jep shenja reflektimi të vërtetë, por as koherencë në qëndrimet e saj.
Deklaratat për mosnjohjen e rezultatit si pasojë e një farse elektorale, u zëvendësuan shpejt me një normalitet rutinë në Parlament, ndërkohë që baza e demokratëve mbeti e zhgënjyer dhe e paadresuar.
Por dhe publikut ju ofrua paqartësi në aksionin politik të PD.
Mungesa e një analize të brendshme, të thelluar e të hapur për rezultain është e papranueshme.
Në vend të një procesi reflektimi dhe reformimi, shohim një menaxhim të dobët edhe të përzgjedhjes së kandidatit për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, duke i hapur rrugë një serie karagjozësh publikë të vetshpallen si kandidatë të mundshëm.
Ndërkohë që PS pavarësisht që e ka mekanizmin elektoral të sofistikuar pasi është e vështirë të ndash ku mbaron partia e ku fillon shteti, ka kohë që ka nisur fushatën e saj të organizuar me kandidaten e vet.
Është e pafalshme kjo apati e PD për të rishpikur veten kur përballë është me një qeverisje qëndorore e vendore e cila tashmë pas 12 vite qeverisje do të duhej të ishte konsumuar. Mjafton të lexosh raportin e DASH për të kuptuar se një PD ndryshe në raport me publikun e ka jo të vështirë për ta rrëzuar
Në këto kushte, është e qartë: që PD të ketë shans real për të fituar apo për të rritur besimin publik, duhet të ndërmarrë disa hapa urgjentë:
– Reflektim i thellë i brendshëm – një analizë e hapur dhe e sinqertë mbi shkaqet e humbjes, duke pranuar përgjegjësitë politike e organizative.
– Hapje reale ndaj kontributorëve e kritikëve tl saj – kthimi i PD në një parti të të gjithëve. Të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite duhet të ndihen pjesë e saj dhe të kenë hapësirë reale vendimmarrjeje, pavarësisht nëse janë besnikë apo kritikë të linjls zyrtare të saj
– Riorganizim dhe modernizim – krijimi i një vizioni të ri politik, i bazuar në përfshirje, transparencë dhe qartësi strategjike përballë kundërshtarit politik.
PD ka mevojë urgjente të rifitojë besimin e publikut, duke u bërë fillimisht alternativë qeverisëse e pas kësaj alternativa më e mirë dhe më moderne për qytetarët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



