E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohet autori që vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru
Lajme

Tiranë/ Arrestohet autori që vrau me thikë 40-vjeçarin në Babrru

Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme në Babrru, ku 40-vjeçari Hajdar Ismajlgeci u gjet i vrarë me thikë mbrëmjen e djeshme pranë shkollës “Azem Hajdari.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është arrestuar, ndërsa rezulton se ka kryer krimin në gjendje të dehur. Raportohet se, autori dhe viktima kanë qenë duke pirë alkool së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale, konflikt i momentit. Autori e ka qëlluar me thikë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij, ndërsa disa orë më vonë është arrestuar nga policia.

Në momentin e arrestimi, ai ishte në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të merret më vonë në pyetje. Edhe më herët, një ditë më përpara, të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.