E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zgjedhjet në Tiranë, një tjetër i pavarur shpall kandidaturën
Lajme

Zgjedhjet në Tiranë, një tjetër i pavarur shpall kandidaturën

Pas aktorit Florian Binaj, i cili shpalli dje kandidaturën për Kryebashkiak të Tiranës duke kërkuar mbështetjen e partive opozitare, një tjetër emër i shoqërisë civile është shtuar në garë. Bëhet fjalë për Agron Haxhimialin, drejtor i Institutit për Bashkitë e Shqipërisë dhe profesor në Universitetin Polis.

“Gati t’i shërbej Tiranës. Gati të udhëheq për një Tiranë më të drejtë e më të hapur. Gati për Tiranën e qytetarëve, jo të politikës”, shkruan Haxhimali, duke theksuar angazhimin e tij për një qeverisje transparente dhe në shërbim të qytetarëve.

Haxhimali vjen nga bota e shoqërisë civile dhe është një figurë me integritet të njohur publikisht, autor studimesh mbi pushtetin vendor dhe reformat e decentralizimit. Aktiv në rrjete ndërkombëtare, ai përfaqëson një zë të pavarur dhe një vizion të qartë për zhvillimin e Tiranës.

Kandidatura e tij dhe e aktorit Florian Binaj erdhën disa orë pas deklaratës së Sali Berishës, kreut të PD-së, i cili njoftoi se partia do të mbështesë emra nga shoqëria civile për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.