30-vjeçari hapi zjarr sapo gjyqtari dha vendimin
Autori: E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia

Policia e Tiranës ka sqaruar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në Tiranë. Ai u qëllua brenda sallës së gjyqit, ndërkohë që u plagosën edhe dy persona të tjerë.
Policia përmes një njoftimi për mediat bën me diej se autori në fakt nuk është Gjon Shkëmbi, por është djali i tij, Elvis Shkëmbi, 30 vjeç. Fillimisht u raportua se ishte Gjon Shkëmbi, i cili ka dalë disa herë në media duke u ankuar se nuk kishte drejtësi mbi një pronë të tijën.
Babë e bir ishin në një seancë gjyqësore po për pronën, dhe në një moment i riu ka nxjerrë armën duke qëlluar ndaj gjyqtarit, por edhe ndaj palës tjetër, duke plagosur Rakip dhe Ervis Kurtajn.
vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja këtë pasdite, ka pranuar krimin e rëndë. Familja e tij ishte prej vitesh në gjyq për një pronë në lagjen “Skënderbeg” të kryeqendrës së veriut, dhe tani 30 vjeçari ndodhet në ambientet e Komisariatit nr.1.
“E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, është shprehur Elvis Shkambi, në deklaratën paraprake, menjëherë pas arrestimit nga uniformat blu.
Në vitin 2023, Babai i Elvis Shkambit u shfaq në media dhe u shpreh se është pronari i godinave ku jetojnë 31 familje, ish-shkolla e rezervave në Shkodër, dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore.

Ndërkohë, në vitin 2020, pjesëtarët e 31 familjeve në lagjen “Skënderbeg” e kthyen mbrapsht zyrën private të përmbarimit me pretendimin se personi që pretendon se është pronari i tokës, ka dokumentet false dhe që atëherë çështja po zvarritet nëpër dyert e institucioneve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



