E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Foto/Gramsh, biznesmeni shqiptar sheh hajdutët në shtëpinë e tij, iu vihet pas dhe…
Lajme

Foto/Gramsh, biznesmeni shqiptar sheh hajdutët në shtëpinë e tij, iu vihet pas dhe…

Pak pas ndërrimit të viteve, teksa kthehej në banesën e tij në lagjen “Sporti” në qytetin e Gramshit një biznesmen është përballur me një surprizë të pakëndshme.

“BalkanWeb” mëson se biznesmeni, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka pikasur hajdutët brenda shtëpisë së tij në katin e dytë të një pallati.

Në dalje të qytetit, makina e grabitësve që shihni edhe në fotot e siguruara për “BalkanWeb” është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Kjo e ka ndihmuar biznesmenin të kapë njërin prej hajdutëve, ndërsa tre të tjerë siç mëson “BalkanWeb” mundën të largohen.

Policia e qytetit të Gramshit po heton për rastin në fjalë, ndërsa ende nuk dihet shuma e grabitur në banesën e biznesmenit.

Burimi:

Balkanweb: http://www.balkanweb.com/site/si-ne-filma-biznesmeni-pikas-hajdutet-ne-shtepi-iu-vihet-nga-pas-me-makine-dhe-foto/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.