Kjo nuk është klimë drejtësie
Duke parë mllefin ekstrem në rrjete sociale pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja, pyetja nuk është më besohet apo jo gjykata.
Pyetja është sa shumë urrehet gjykata në këtë vend?! Në këtë vend ku popullsia beson më shumë policinë dhe prokurorinë. Pra beson xhelatin më shumë se gjykatësin…
Kjo nuk është klimë drejtësie.
Insistoj:
gjykatësi është zyrtari publik më i kërcënuar. E kërcënon shteti; e shan politika; e përgjon prokurori; e kërcënon pala humbëse.
Mirëpo pa gjykatës të sigurtë e të qetë nuk ka gjykatë të paanëshme.
Reforma reale në Shqipëri dujet të jetë reforma e ndërtimit të një gjykate të paanëshme, në radhë të parë të sigurtë.
Ka sigurisht disa gjëra të tjera për të bërë, por gjykata jonë është larg, ende shumë larg gjykatës së standardit europian.
Nuk ndodh askund në gjykatat e Europës këto që ndodhin këtu.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



