Hitveri, homologu njujorkez i Veliajt, i ftuari i Ramës
Basir Çollaku | Opinion | Publik.al
“Hitleri” mbërrin në Kuvend. Krimet dënohen, kriminelët nderohen. Parlamenti shqiptar, disi me ngërçe e me sforco ka miratuar në 2006 e 2016, nja dy rezoluta për të dënuar krimet e komunizmit. Në 2016, kjo shërbeu edhe për lumturimin e klerikëve katolikë të vrarë barbarisht nga ai sistem. Në krye të forcës kriminale për 45 vjet, ka qenë një individ, diktatori Enver Hoxha. Por, Kuvendi, bijtë shpirtërorë e biologjikë të ferrit të kuq, qeveritarë të sotëm, kanë ndarë mendjen të nderojnë babanë e tyre. Niko Peleshi, duket se ka dhe një arsye shtesë për këtë marrëzi e provokim. Një familjar i afërt i tij, duket se është kryetar i Partisë Komuniste në dhelindjen e tij. E sheh këtë edhe si festë familjare mbase.
Kjo çmenduri u shkon për shtat edhe elektoralisht majtistëve për të armatosur me energji moshën e tretë të partisë së tyre, në zgjedhjet e pjesshme bashkiake të nëntorit për Tiranën. Parlamenti ka përfshirë diktatorin si personazh nderi në tetor. Njëlloj sikur Bundestagu të nderonte sot Hitlerin, genocidin e tij, masakrën e tij.
Por Hit-Veri shqiptar ka pafundësi mëkatesh, duke lënë litarin jashtë.
Nga statistikat mbi numrin e dënimeve duke marrë të dhëna edhe nga raporti i Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit
-Pasaporta e Hit-Verit
-Pushkatuar 6027
-Burgosur për arsye politike 10.133 burra dhe 7.367 gra (nga të cilët 1.065 kanë vdekur gjithsej),
-Humbur aftësinë mendore nga torturat 408 njerëz,
-Internuar për motive politike 20.000 familje, 59009 persona nga të cilët kanë vdekur 7.022 persona në zonat e internimit.
-35 varre massive
-6000 të zhdukur
-Arratisur rreth 12 mijë vetë
Ajo çfarë bërtet, është heshtje masive, duke e marrë si normalitet këtë kthim tinzar të së shkuarës.
Sigurisht ndërkombëtarët dembelë, të korruptuar e indiferentë, nuk kanë nge të merren me kusuret tona. Por opozita dhe kujtimi qindra mijë viktimave gjenden përballë vrasjes zyrtare të radhës. Kjo rilindje e së keqes është një regji e strukturuar. Soroizmi dhe bijtë e këqij të “Klanit” kanë menduar folenë radikale në Tiranë. Kanë sjellë edhe kryebashkiakun në largim të Nju Yorkut Eric Adams. Sepse janë anëtarë të Klanit dhe kanë mëkatet e vjetra ku takohen. Homologu njujorkez i Veliajt gjendet befasisht i ftuari i Ramës me shpenzime më tepër nga taksat tona.
Ashtu siç sajdiset Aleks Soros kur shpesh vjen në Shqipëri e i ofrohen paketë shërbime qeveritare. Duket se Charles McGonigal, shfaqet dhe tek Adams. Prokurorët hetues të një rasti korruptiv akuzë ndaj tij, sipas Nju York Times, kishin punuar për rastin McGonigal. Histori politike, korruptive, ekonomike, me hetime në proces, mund të nxjerrin të tjera themele të panjohura, ku Rilindja e Ramës ka duart e futura brenda saj. Në USA po shihet qartë se dollarët e Ramës nuk po kanë hiç të njëjtën vlerë dhe efekt, sa kishin në qeverisjen e administratës Biden.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



