E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasi 9 makina dhe 1 motor, Imer Krrashi: Isha në panik e ankth
Flash

Përplasi 9 makina dhe 1 motor, Imer Krrashi: Isha në panik e ankth

Imer Krashi, 31-vjeçari që pak ditë më parë përplasi 9 makina dhe një motor gjatë një ndjekjeje nga policia në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, ka kërkuar falje para gjykatës dhe shprehet i gatshëm të kompensojë dëmet materiale.

Në seancën gjyqësore, ai deklaroi se ndodhej në një gjendje të rënduar emocionale dhe ishte duke marrë mjekime për ankthin dhe depresionin.

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi. Nëna ime vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë, gjë që e kam përjetuar shumë keq. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia dhe të paguaj dëmet ndaj personave të lënduar dhe mjeteve të dëmtuara,” tha Krashi.

I arrestuar për armëmbajtje pa leje, Krashi është person me precedentë kriminalë. Ngjarja ndodhi gjatë një ndjekjeje nga policia, ku në tentativë për t’i shpëtuar kontrollit, ai përplasi disa automjete dhe një motor, ku drejtuesi dhe pasagjeri i motorrit mbetën të lënduar. Ata rezultuan të ishin një efektiv policie jashtë orarit të punës dhe bashkëshortja e tij.

Policia bën me dije se gjatë kontrollit Krashi nuk pranoi të ndalonte dhe tentoi të largohej me makinë, por u arrestua pas ndjekjes nga efektivët. Gjithashtu, iu sekuestrua edhe pistoleta që mbante me vete.

Gjykata e Tiranës caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, duke vlerësuar rrezikun dhe seriozitetin e veprës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.