E zbulon avokati, ja emri më i avantazhuar për kreun e ri të SPAK
Katër prokurorë aplikojnë për kreun e SPAK, teksa gara pritet të jetë tepër e fortë.
Katër prokurorë të SPAK, Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho, kanë dorëzuar aplikimet për postin e kreut të SPAK në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në afatin e fundit që përfundoi dje.
Ish-prokurori Ervin Karanxha vlerëson se gara mes tyre do të jetë e vështirë, duke theksuar rëndësinë e njohjes së problematikave të SPAK dhe presioneve që sjellin dosjet e mëdha.
Nga ana tjetër, avokati Edmond Petraj e sheh Adnand Xholin dhe Doloreza Musabelliun si kandidatë më të favorizuar, duke nënvizuar se të katërt janë figura të pakontestueshme dhe se gara do të vendoset mbi aftësinë e menaxhimit të institucionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



