E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vëzhguesi i ONM  Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen
Lajme

Vëzhguesi i ONM Ciardi kapet në intimitet me përkthyesen

Vetingu i Turpit: Kështu matet morali i drejtësisë së re?

Na thanë: “Keni besim te drejtësia e re! Ajo po pastrohet nga të korruptuarit.”Por ja që “pastërtia morale” e drejtësisë europiane në Shqipëri paska marrë rreze dielli në plazh! Francesco Ciardi, përfaqësues i ONM-së në procesin e vetingut, ai që mbikëqyrte moralin dhe integritetin e gjyqtarëve e prokurorëve, kapet në video në intimitet me përkthyesen e tij. E ku tjetër? Në Shqipërinë që duan ta mësojnë si bëhet drejtësia!

A janë këta “vëzhguesit” që do të na mësojnë ne ndershmërinë? A mos erdhën për të vlerësuar gjyqtarët apo për të bërë pushime e aventura personale? Ironia është se ndërsa gjyqtarët shqiptarë kalojnë në sitë për çdo cent dhe çdo fjalë të thënë, vëzhguesit ndërkombëtarë bëjnë shfaqje morale në bregdet dhe askush nuk guxon të flasë.

Nëse kjo quhet “drejtësi europiane” apo “amerikane”, atëherë Shqipëria qenka bërë laborator i hipokrizisë ndërkombëtare.
Na thonë të kemi besim në reformë, por si mund të kesh besim kur ata që predikojnë moralin, vetë e shkelin me rërë nën diell?

Ky është vetingu i turpit, ku drejtësia matet me standarde të dyfishta, një për shqiptarët dhe një tjetër për “zotërinjtë e ardhur nga jashtë”.
Në fund, populli e kupton më mirë se kush po reformohet vërtet, drejtësia, apo xhepat dhe morali i atyre që e “drejtojnë” atë./ Av Arben Llangozi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.