SKANDAL! Shefi i Komisariatit tërheq zvarrë minatorin (VIDEO)
Minatorët e Spaçit në Mirditë kanë ndërprerë punën dhe kanë bllokuar hyrjen kryesore të objektit, në shenjë proteste ndaj kushteve të vështira të punës dhe pagave të ulëta në sektorin minerar. Rreth 70 punonjës po kërkojnë nga kompania turke që menaxhon minierën të ulet në bisedime dhe të plotësojë kërkesat e tyre.
Protesta, e cila nisi si një thirrje për të drejta më të mira dhe siguri në punë, ka marrë një kthesë të tensionuar pas ndërhyrjes së Policisë.
Në pamjet e siguruara nga Syri, shihet qartë Shefi i Komisariatit, Arben Marku, duke kërkuar shoqërimin e disa prej minatorëve. Në një moment, Marku shihet duke tërhequr zvarrë njërin nga protestuesit, gjë që hasi në rezistencën e fortë të këtij të fundit.
Minatorët janë shprehur të vendosur se nuk do të rifillojnë punën pa përmbushjen e kërkesave, të cilat përfshijnë:
Përmirësimin e kushteve të sigurisë në minierë
Rritjen e pagave mujore
Trajtim më dinjitoz në vendin e punës
“Kërkojmë që drejtuesit e firmës turke të vijnë të bisedojnë me ne. Ndryshe nuk do të hyjmë më në minierë”, është shprehur njëri prej minatorëve protestues.
Sipas tyre, protesta do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave. Ngjarja ka nxitur reagime edhe në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur solidaritet me minatorët dhe kanë dënuar ndërhyrjen e dhunshme të Policisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



