E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kreu i ri i SPAK, zbulohet kush është i preferuari i Altin Dumanit
Flash

Kreu i ri i SPAK, zbulohet kush është i preferuari i Altin Dumanit

Analisti Arjan Curri ka zbuluar në emisionin “Top Story” disa prapaskena lidhur me garën për kreun e ri të SPAK, duke theksuar ndikimin e klaneve krahinore në këtë proces. Sipas tij, ka disa grupe të ndryshme brenda strukturës së SPAK, të cilat mbështesin individë të ndryshëm për postin e kreut të ri.

Curri bëri të ditur se amerikanët kanë sugjeruar një prokuror për të marrë drejtimin e SPAK, por ky i fundit, për shkak të integritetit të tij, ka refuzuar dhe ka shprehur mbështetje për Andan Xholin.

Ai gjithashtu theksoi se Altin Dumani ka një qëndrim të ftohtë dhe mbështet Brahon, duke e përshkruar atë si një njeri të “akullt”, pa ndjenja.

“Amerikanët kanë thirrur një prokuror dhe i kanë thënë merre ti drejtimin e SPAK. Ai për shkak të integriteti i ka thënë jo, por do mbështes Xholin. Edhe thashethemet janë pjesë e lojës politike. Shikojmë brenda strukturës së SPAK tre grupe, klani i parë është i dibranëve. Nuk mund të jenë të gjithë dibranë kudo. Dibranë në SPAK janë 9, sa male ka Dibra. Megjithatë të nëntë këta janë të ndërsa, gjysma e tyre mbështet Xholin. Janë 9 male, edhe për BKH konkurron një dibran.

Këto 9 male janë ndarë 4 me 5. Një pjesë mbështet Xholin dhe një pjesë Brahon, grupi dytë krahinorik nga Skrapari. Grupi i tretë është i zonjave që lobojnë për zonjën Musabelliu. Altin Dumani do një të ngjashëm me të, siç është Braho. Ky njihet si njeri i akullt, pa ndjenja. Ka një konsensus të gjerë për zotin Xholi, kanë tentuar t’i rrëmbejnë vajzën në Gjermani. Edhe Dolorezës i është bërë atentat”, u shpreh Curri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.