Pasi Astrit Kalaja u vra, Proda ‘kujtohet’ për sigurinë e gjyqtarëve
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku ka zhvilluar një takim për forcimin e masave të sigurisë brenda dhe jashtë ambienteve të gjykatës. Kjo vizitë, sipas burimeve, ka të bëjë me diskutimin e mënyrave për rritjen e sigurisë në gjykata, një temë që, për fat të keq, po bëhet e rëndësishme vetëm pas vrasjes tragjike të gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja.
Megjithatë, fakt është që Ilir Proda dhe Policia e Shtetit nuk kanë ndërmarrë hapa për të forcuar sigurinë e institucioneve të drejtësisë para kësaj ngjarjeje të rëndë. Edhe pse Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) kishte kërkuar disa herë masa të veçanta sigurie për gjykatat, përfshirë praninë e efektivëve të specializuar të Policisë së Shtetit, ato nuk ishin marrë në kohë.
Për këtë arsye, sot, Proda do të diskutojë me drejtues të GJKKO-së dhe përfaqësues të institucioneve ligjzbatuese mënyrat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë proceseve gjyqësore që kanë një nivel të lartë rreziku.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



