E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Erdogan ‘hedh grepin’ tek Meloni: Dukesh mirë por lëre duhanin!
Bota

Erdogan ‘hedh grepin’ tek Meloni: Dukesh mirë por lëre duhanin!

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e pa veten “ngushtë” pas një “ngacmimi” të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, gjatë një bisede informale në samitin për paqen në Gaza.

Erdogan, i njohur për fushatat e tij të ashpra kundër duhanit, iu drejtua Melonit me shaka: “Dukesh shumë mirë, por duhet të të bëj të lësh duhanin”.

Në përgjigje, Meloni me humor u shpreh: “E di, e di… nuk dua të vras dikë”, duke nënkuptuar se heqja dorë nga duhani mund të kishte ndikim të papritur në temperamentin e saj.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duke vërejtur situatën, ndërhyri me një buzëqeshje duke thënë: “Është e pamundur!” – duke nënvizuar se përpjekjet e Erdogan për të shpëtuar Melonin nga cigaret janë të humbura.

Një moment lehtësie dhe humor nga liderët, edhe pse më herët Meloni kishte treguar në një libër se kishte lënë duhanin për 13 vjet, por, siç thotë ajo vetë, e rifilloi sërish.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.