Biznesmeni i njohur me armë jashtë vilës së tij luksoze në SHBA
Një sulm me armë ka ndodhur ndaj biznesmenit të njohur, Eddie Jawad, jashtë rezidencës së tij luksoze në Macomb Township, Michigan, ku ai është qëlluar nga një person i paidentifikuar. Jawad, 59 vjeç, i njohur për zotërimin e mbi 20 stacioneve të benzines “Pit Stop”, u sulmua nga një person që doli nga shkurret pranë shtëpisë së tij. Gruaja e tij, Khadije, ka sqaruar se sulmi nuk kishte të bënte me një grabitje.
Kur policia mbërriti në vendngjarje, gjeti Jawadin me plagë nga arma zjarri dhe ai u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Autori është ende në arrati.
Jawad është një figurë e njohur në komunitetin e biznesit arabo-amerikan në Michigan dhe një kritik i zhvillimeve të mëdha korporative. Ai ka qenë i fortë në kundërshtimin e ndërtimit të stacioneve të mëdha benzine, si Sheetz, në afërsi të pronave të tij, duke u bërë një zë i fortë për mbrojtjen e bizneseve të vogla lokale dhe kundërshtar i asaj që ai e sheh si favorizimin e zhvillimeve korporative nga qeveria.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



