E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tubimi pro UÇK në Tiranë, Berisha zbulon prapaskenat e bujshme
Lajme

Tubimi pro UÇK në Tiranë, Berisha zbulon prapaskenat e bujshme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar si një “akt të pashembullt” refuzimin e mazhorancës për të votuar rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, gjatë seancës së Kuvendit të ditës së djeshme.

Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për qëndrim antikombëtar dhe për sabotim të mbështetjes për ish-krerët e UÇK-së, që po përballen me drejtësinë në Hagë. Ai u shpreh se Rama kishte planifikuar të mbante një fjalim të gjatë në protestën që mbahet sot në Tiranë në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së, por se u tërhoq në momentin e fundit.

“Refuzimi që i bënë dje votimit të rezolutës për gjenocidin serb, ishte akt i pa shembullt në radhë të parë në rrafshin njerëzor. Për çdo njeri të qytetëruar, mes të gjitha krimeve, është gjenocidi ai që qëndron më lart,” tha Berisha.

Ai gjithashtu akuzoi Ramën për bashkëpunim me Beogradin në projekte për ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve, duke përmendur “takime të fshehta” dhe “projektet e Vuçiç”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.