E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Trim mbi trima Gjergj Kastrioti’, shqiptarja i rrënqeth rrjetin (VIDEO)
Showbiz

‘Trim mbi trima Gjergj Kastrioti’, shqiptarja i rrënqeth rrjetin (VIDEO)

Samantha Shkreli Sarelli, shqiptarja me origjinë nga Kosova, është shpallur fituese e titullit “The Miss Globe USA 2025”, duke u kurorëzuar si Miss Amerika dhe përfaqësuese zyrtare e SHBA në spektaklin ndërkombëtar të bukurisë.

Në skenën madhështore të “Miss Globe”, ajo mahniti jurinë dhe publikun jo vetëm me pamjen dhe elegancën, por edhe me talentin e saj të jashtëzakonshëm në këndim, duke interpretuar me emocion këngën shqiptare ‘Trim mbi trima Gjergj Kastrioti’.

E krenare për rrënjët e saj, Samantha tha në skenë:

“Dua ta këndoj këtë këngë në nder të prindërve të mi shqiptarë dhe të gjithë diasporës shqiptare që e kanë ruajtur traditën përmes kulturës dhe muzikës. Ne nuk e harrojmë kurrë nga vijmë.”

Fitorja e Samanthës është një moment krenarie për shqiptarët kudo në botë – një dëshmi se identiteti, kultura dhe vlerat shqiptare mund të ngjiten në majat e botës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.