Rikthehet Champions League, super sfidat e mbrëmjes së sotme
Sonte rikthehet emocioni i UEFA Champions League, me plot 9 ndeshje që do të luhen në kuadër të javës së tretë të fazës së grupeve.
Një nga përballjet më të shumëpritura të mbrëmjes është ajo mes Arsenalit dhe Atletico Madridit – dy skuadra me objektiva të qarta dhe histori të fortë në kompeticion.
Në aksion do të jenë edhe disa nga gjigantët e futbollit europian, si Barcelona, PSG, Napoli, Inter dhe Manchester City, të cilat synojnë të konsolidojnë pozitat në grupet përkatëse.
Programi i plotë i ndeshjeve të sotme:
Ora 18:45
-
FC Barcelona – Olympiakos
-
FC Kairat Almaty – Pafos
Ora 21:00
-
Arsenal – Atletico Madrid
-
Bayer Leverkusen – PSG
-
Kopenhagen – Borussia Dortmund
-
Newcastle – Benfica
-
PSV Eindhoven – Napoli
-
Union Saint-Gilloise – Inter
-
Villarreal – Manchester City
Tifozët pritet të përjetojnë një tjetër mbrëmje spektakolare futbolli, me sfida të forta dhe me shumë peshë për ecurinë në grupe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



