Flor Binaj ‘mpreh shpatën’, bashkon opozitën për zgjedhjet e Tiranës
Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, zhvilloi një takim me përfaqësues të partive politike, ku u diskutua për mbështetjen e kandidaturave për kryebashkiak.
Në takim morën pjesë demokratë dhe emra të propozuar nga partitë e tjera, përfshirë Barbaran Doda nga Partia ‘Mundësia’. Megjithatë, kryetari i ‘Mundësisë’, Agron Shehaj, më parë kishte deklaruar se nuk do ta mbështeste kandidaturën e Binajt.
Ndërkaq, kandidati i ‘Mundësisë’, politologu Ermal Hasimja, shprehu mbështetjen e tij të hapur ndaj Binajt.
Ilir Alimehmeti, nga Partia Demokratike dhe një nga negociatorët kryesorë për zgjedhjen e kandidatit opozitar të përbashkët, ishte gjithashtu në takim.
Vetë kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp njoftoi se Florian Binaj është kandidati që do të marrë mbështetjen e përbashkët të opozitës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



