Vrasja me 2 viktima në Manzë, kamarieri rrëfen ngjarjen tragjike
Dinamika dhe dëshmia
Një dëshmi e rëndësishme nga kamerieri i lokalit ku ndodhi përplasja tragjike në Manzë të Durrësit po konsiderohet kyçe nga hetuesit për zbardhjen e plotë të ngjarjes që përfundoi me dy të rinj të vrarë.
Në dëshminë që kamarieri, Alteo Pepa, 21 vjeç, ka dhënë para grupit hetimor. Sipas tij, gjithçka nisi pas mesnate, kur në lokal ndodheshin pesë persona, përfshirë viktimat dhe vetë dëshmitarin.
“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Ishte bashkë me një shok. I shpjegova që nuk mund t’ia bëja, sepse ekspresi ishte fikur që në orën 00:00. Ai insistoi dhe më ofendoi. Nuk reagova, por ndërhyri Flori Paluçi, i cili i tha të mos më fyente. Më pas ata dolën jashtë dhe nisën të debatonin”, tregoi kamerieri.
Si ndodhi ngjarja – dinamika sipas hetimeve paraprake
Bazuar në informacionet e deritanishme të grupit hetimor, ngjarja e rëndë ndodhi pas një përplasjeje për motive banale. Daniel Pepa dhe Arianit Kurti kishin hyrë në lokal pak pas mesnate, kur Pepa i kërkoi kamerierit të ndizte ekspresin për një kafe. Pasi ky i fundit e refuzoi me argumentin se lokali nuk shërbente më pas orës 00:00, Pepa përdori fjalë fyese ndaj tij.
Në këtë moment ka ndërhyrë Flori Paluçi, i cili i ka thënë Pepës që të mos fyente kamarierin, meqë po rrinte në tavolinë me të. Përplasja verbale mes tyre u përshkallëzua shpejt dhe përfundoi jashtë lokalit në përdorim të armëve të zjarrit.
Sipas dinamikës paraprake, i pari që ka qëlluar ishte Flori Paluçi, i cili plagosi për vdekje Arianit Kurtin. Më pas, Daniel Pepa ka reaguar duke qëlluar Paluçin, i cili ndërroi jetë po ashtu në vendngjarje.
Ngjarja tronditi zonën dhe ka rikthyer në fokus shqetësimin për sigurinë në ambientet e natës dhe për përshkallëzimin e sherrit për motive të parëndësishme drejt dhunës fatale. Hetimet vijojnë, ndërsa dëshmia e kamerierit pritet të luajë një rol kyç në zbardhjen e plotë të rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



