Rama ‘lëshon’ Ballukun: Drejtësia bën punën e vet (VIDEO)
Prokuroria e Posaçme ka regjistruar zëvendëskryeministren Belinda Balluku si person nën hetim për shkelje të barazisë në tendera. Balluku është thirrur të paraqitet në SPAK të hënën, e shoqëruar nga avokati, sipas një shkrese të firmosur nga prokurori Dritan Prençi.
Kryeministri Edi Rama, për herë të parë pas këtij zhvillimi, u shpreh gjatë një interviste për Deutsche Welle nga Berlini:
“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Ne kemi punën tonë, drejtësia ka punën e vet. Deri kur çështjet marrin formën e tyre të prerë, të gjithë janë të pafajshëm dhe të padënueshëm nga gjykata popullore e politikës dhe mediave.”
Deklarata e Ramës vjen ndërsa zëvendëskryeministrja përballet me hetimet e SPAK, duke ndezur sërish spekulimet rreth ndikimit politik dhe përgjegjësive në tendera.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



